E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia: Akuzat e Greqisë nuk janë të vërteta

Greqia protestoi të martën për shkelje të rregullave të navigacionit ajror nga avionët turq, që sipas saj kanë vënë në rrezik një avion civil në detin Egje.

"Këto akuza të ekzagjeruara janë studiuar nga autoritetet tona kompetente, të cilat kanë arritur në përfundimin se nuk janë të vërteta'', nënvizoi në një komunikatë Ministria turke e Punëve të Jashtme.

Turqia dhe Greqia prej kohësh janë në mosmarrëveshje lidhur me përcaktimin e hapësirës ajrore dhe detare në detin Egje.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›