E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia Homsi si Sarajeva dhe Srebrenica

Turqia e ka cilësuar situatën e krijuar së fundmi në qytetin e Homsit në Siri, ku qindra civilë kanë mbetur të vrarë dhe shumë të tjerë ndodhen nën sulmet barbare të ushtrisë së presidentit Bashar al Assad, të ngjashme me atë të Sarajevës dhe Srebrenicës gjatë luftës së Bosnjes në vitet ’90.

“Kemi të bëjmë me një atmosferë të njëjtë sin ë Srebrenicë dhe Sarajevë”, deklaroi Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu gjatë një takimi me homologun italian, Giulio Terzi.

“Po konsumohet më e keqja që mund të ndodhë në një luftë, vrasja e civilëve. Në fillim qëllohej kundër kujtdo që protestontë, ndërsa tani as nuk dihet se kush është armiku dhe artileria po bombardon qytetin e banuar me civilë, gra e fëmijë”, tha kryediplomati turk.

SiriaKi Moon: Në Siri, krime ndaj njerëzimit Siri, bllokohet Kryqi i Kuq Siri, ushtria kontrollon Homsin Ndërkohë, trupat e pajetë të dy reporterëve perëndimorë të vrarë pak ditë më parë nga bombardimet e ushtrisë në Homs, gazetares amerikane Marie Colvin dhe fotografit francez Remi Ochlik u morën nga shërbimet diplomatike përkatëse në Liban

Ata u vranë në krye të detyrës në Homs, kur një predhë goditi godinën që përdorej si strehë e gazetarëve të huaj, në prapavijën e trupave rebele.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka deklaruar se autoritetet siriane kanë kryer në mënyrë të qartë krime në masë kundër popullsisë civile në vend.

Në një fjalim drejtuar Asamblesë së Përgjithshme, Ki Moon deklaroi se komuniteti ndërkombëtar ka dështuar në detyrën e tij dhe mungesa e veprimit ka inkurajuar liderët sirianë që të ushtrojnë represion ndaj civilëve.

Por nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm nënvizoi se militarizimi i opozitës siriane nuk është përgjigjia e duhur për zgjidhjen e këtij problemi. Ai foli teksa Kryqi i Kuq priste të siguronte aksesin në zonat e bombarduara të qytetit të Homsit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›