Turqia afate Sirise

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdoan, i kërkoi qeverisë siriane t’i japë fund operacioneve kundër protestuesve civilë, me besimin se Damasku do të ndërmarrë reforma në dy javët e ardhshme.
“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë ngjarjet në Siri brenda ditëve të ardhshme. Ambasadori ynë vizitoi Hama-n. Ai tha se tanket siriane kanë nisur të tërhiqen nga qyteti. Natyrisht që kjo është e rëndësishme, dëshmon rezultate të dukshme të inisiativës tonë”, u shpreh Erdoan.
“Ne shpresojmë që gjithçka do të realizohet në 10 apo 15 ditë dhe hapat drejt një procesi reformash në Siri do të merren pas kësaj”, shtoi kryeministri turk.