E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia bllokon armet ruse drejt Sirise

Një avion pasagjerësh u detyrua nga avionët luftarakë turq të ulej në aeroportin e Ankarasë pas dyshimeve se në të transportoheshin ilegalisht armë drejt Sirisë.

Vetë kryeministri turk, Recep Taip Erdogan deklaroi se në bordin e avionit ndodheshin sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh që po transportoheshin ilegalisht drejt Sirisë. Erdogan sqaroi se armët e sekuestruara, model rus, kishin si destinacion forcat e regjimit të presidentit Bashar al Assad.

Rusia dhe Siria reaguan ashpër ndaj Turqisë për incidentin në fjalë me argumentimin se kishte shkelur ligjet ndërkombëtare dhe kishte vendosur jetën e personelit dhe pasagjerëve të avionit në rrezik.

SiriaGreqia, gati për eksodin sirian Turqi, ngarkesë ilegale në avionin sirianSiri, sulmohet agjencia e inteligjencës Avioni i kompanisë Syrian Air, një “Aribus A320” u pikas nga forcat turke mbrëmjen e së mërkurës. Turqia sqaroi se kishte grumbulluar informacionin e nevojshëm nëpërmjet rrugëve të inteligjencës, se në avion transportoheshin ilegalisht materiale luftarake drejt Sirisë.

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, në një deklaratë të mëhershme në kundërpërgjigje të reagimeve të Moskës pas detyrimit të uljes së avionit, tha se Turqia është e vendosur të bllokojë rrjetin e trafikut të armëve që kalojnë nëpërmjet hapësirës së saj ajrore drejt Sirisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›