E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia e gatshme të presë mbledhjen Iran-Grupi 5+1

Sipas agjencisë zyrtare Irna, ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu "deklaroi se paketa e propozimeve iraniane është një bazë e mirë për të folur për çështjet e mëdha ndërkombëtare dhe shprehu besimin se këto bisedime do të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur".
     
Ai u shpreh gjithashtu se "Turqia është e gatshme të presë zhvillimin e këtyre bisedimeve", vazhdoi agjencia Irna.
     
Davutoglu, i cili po përfundon një vizitë zyrtare dyditore në Iran, e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi me Said Jalilin, sekretar i Këshillit të Lartë të sigurisë kombëtare iraniane, që është gjithashtu kreu i ekipit të negociatorëve iranianë në çështjen bërthamore.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›