E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Turqia i hapi rrugë anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë, Yuri Kim: Putin donte ta dobësonte NATO-n

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e Turqisë, e cila ka hequr veton duke rënë dakord të mbështesë aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Me një postim në Twitter, ambasadorja Kim shkruan se synimi i Presidentit rus, Vladimir Putin, ishte të dobësonte NATO-n me luftën në Ukrainë. Megjithatë, në vend të kësaj, sipas Kim, Aleanca u bë edhe më e fortë.

 “Presidenti Putin donte të dobësohej NATO me këtë luftë. Në vend të kësaj, NATO është më e fortë, më e bashkuar dhe në prag të zgjerimit”, shkruan Kim.

Të tre vendet, Turqia, Finalnda dhe Suedia këtë të m artë nënshkruan një memorandum të përbashkët “për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit” pas takimit në samitin e NATO-s në Madrid.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›