Turqia kritikon projektligjin francez si diskriminues dhe racist

Turqia kritikoi nje projektligj te miratuar nga Senati francez duke e quajtur ate diskriminues dhe racist. Projektligji cileson si krim te mohosh se vrasjet masive te armeneve nga turqit thuajse 100 vjet me pare ishin gjenocid. Kryeministri turk Taip Erdogan e hodhi poshte ligjin si te pavlefshem dhe u zotua se Turqia do te ndermarre sanksione te paspecifikuara kunder aleates se saj ne NATO Frances. Ai tha se sanksionet do te zbatohen hap pas hapi.
Nderkohe Armenia e mirepriti projektligjin. Ministri i Jashtem i Armenise Edward Nalbadian tha se kjo dite do te shkruhet me ar ne historine e mbrojtjes se te drejtave te njeriut.
Dhoma e ulet e parlamenit francez e miratoi projektligjin muajin e kaluar dhe Presidenti Nicholas Sarkozy mund ta nenshkruaje ate ne ligj.
Sipas ligjit kushdo qe thote se vrasja e armeneve nga turqit otomane nuk eshte gjenocid perballet me 60 mije dollare gjobe dhe deri ne nje vit burgim.
Ministria e Jashtme franceze i beri thirrje Turqise te mos e teproje me reagimin e vet duke shtuar se Franca e konsideron Turqine nje aleate shume te rendesishme. Ministri i Jashtem francez Alain Juppe theksoi lidhjet e fuqishme politike dhe ekonomike mes te dy vendeve dhe shprehu shpresen per kthim ne marredheniet konstruktive.