E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia ndryshon qendrim pranon ndihmat


Turqia do të pranojë ndihmën e vendeve të huaja për të përballuar pasojat e tërmetit shkatërrimtar që goditi një krahinë lindore, ndonëse më parë ishte refuzuar një ofertë e tillë.

Zyrtarët lajmëruan të mërkurën nëpërmjet agjensisë shtetërorë “Anatolia” se do të ishte e mirëpritur çdo ndihmë në ndërtimin e strehave të përkohshme, për dhjetëra mijërat e mbetur të pastrehë.

Kryeministri Erdogan, disa orë pas katastrofës, falenderoi të gjithë vendet që i kishin ofruar ndihmë por siguroi se Turqia mund të përballojë situatën edhe e vetme. Është e paqartë se çfarë bëri Ankaranë që të ndryshonte qëndrim, ndërsa është pranuar edhe oferta e Izraelit, vend me të cilin raportet kanë qenë konfliktuale së fundmi.

Megjithatë, ekspertët kishin paralajmëruar që në fillim se vendi nuk është i përgatitur tërësisht për të përballuar krizën, me mungesa të dukshme të strukturave të banesave të parafabrikuara. Përveç dy mijë ndërtesave të shembura tërësisht në krahinën e Vanit, me mijëra të tjera janë dëmtuar dhe njerëzit nuk mund të rikthehen në to.

Mësohet se një dërgesë e parë me shtëpi të parafabrikuara dhe çadra është nisur nga Izraeli, ndërsa Japonia ka kontribuar me një shumë prej 400 mijë dollarësh. Ndihma të tjera janë në mbërritje.

Deri të mërkurën në mesditë, bilanci tragjik ishte i fiksuar në 461 të vdekur, por agjensitë e specializuara flasin për mundësinë që njerëzit nën rënoja mund të jenë me mijëra.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Erzeni, ura në prag të shembjes
Shkatërrimi i shtratit po rrezikon shtëpitë dhe tokat bujqësore
Pazari me zgjedhjet në qarqe
Prokurorët marrin në pyetje të plagosurit
Guvernatori, sërish Fullani?!
Kriza greke, masa ndaj emigrantëve të paligjshëm

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›