Turqia paralajmerim Sirise

Turqia paralajmëroi Sirinë se do të ndërrmarrë të gjithë masat e nevojshme për tu mbrojtur pas shpërthimit të dy autobombave në kufirin me Sirinë.
Të paktën 43 persona humbën jetën në Rejhanli, ku strehohen shumë refugjatë sirianë. Bombat shpërthyen njëra pas tjetrës, në një distancë prej 15 minutash, pranë ndërtesës së administratës lokale dhe një zyre postare. Videot e postuara në mediat turke tregojnë njerëzit që vrapojnë për të ndihmuar të plagosurit pas shpërthimit të parë, ndërsa dëgjohet edhe zhurma e fuqishme e të dytit. Zona kufitare e Rejhanlit është sulmuar disa herë në këto muajt e fundit. Për autoritetet turke, dyshimet bien mbi shërbimet sekrete të Sirisë. Turqia është një prej mbështetësve më të fortë të opozitës siriane dhe kritiku më i ashpër i regjimit të Bashar Al Asadit. Shtetet e Bashkuara dhe NATO dënuan sulmet dhe shprehën mbështetjen për Ankaranë. Duke folur nga Berlini, Ministri i Jashtëm, Ahmet Davutollu u zotua se do të kapë ata që qendrojnë pas sulmit duke thënë se “asgjë nuk do të kalojë pa marrë përgjigjen e merituar”. Sipas tij, “sulmi nuk është një rastësi, pikërisht në kohën kur po intesifikohen përpjekjet diplomatike për të zgjidhur krizën në Siri. Askush nuk duhet të përpiqet të testojë fuqinë e Turqisë. Forcat tona të sigurisë do të ndërmarrin masat e nevojshme. Megjithatë, Turqia nuk do të kërkojë një mbledhje urgjente të NATO-s.”