Turqia u përgjigjet sulmeve me mortaja të Sirisë

Ushtria turke i është përgjigjur sulmeve të reja me mortaja të hedhura nga Siria në jug të Turqisë. Lajmi është bërë i ditur nga agjensia shtetërore e lajmeve në Turqi. Bëhet fjalë për një tjetër episod të armatosur, pas bombardimeve siriane që shkaktuan vrasjen e 5 civilëve turkë përgjatë kufirit. Mediat saktësojnë se predha sirianë ne territorin e Turqisë ndodhi në provincën jugore turke, Hatay.
Guvernatori i provincës, Celalettin Lekesiz, ka thënë se situata në këtë rajon mbetet e ndjeshme. Ndërsa banorët shprehen të frikësuar për këtë situatë. Edhe pse liderët turq kanë thënë më parë se duan të shmangin një konflikt të armatosur, ata bënë të qartë se nuk do të ngurojnë për ta dërguar ushtrinë në Siri.
"Nuk jemi larg nga lufta", tha Recep Tayyip Erdogan, kryeministër i Turqisë. "Turqia nuk do që ta fillojë luftën. Por, atyre që synojnë ta testojnë vendosmërinë tonë dhe kapacitetin tonë, u them se po e bëjnë një gabim fatal- shtoi ai”.
Konflikti ka nisur të mërkurën, kur tre predha siriane ranë në tokën turke, sulm ndaj të cilit Turqia u përgjigj duke granatuar objektivat në Siri. Më pas, u mbajt një takim urgjent i NATO-s, ndërsa ushtria turke në afërsi të kufirit me Sirinë është në gjendje gatishmërie.
Turqia ka njoftuar se në rastin e sulmeve të reja, do te dërgojë trupat në Siri. Turqinë e mbështet NATO dhe Bashkimin Evropian. Ndërsa, në OKB ende po debatojnë për mënyrën më të mirë për t`iu qasur këtij është konflikti, ku Rusia ende mbron interesat e Sirisë.