E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqit ironizojnë Greqinë:Është një vend i skaduar

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Me titullin “Greqia është tashmë një vend i skaduar” gazeta e njohur turke "Myllijet" komenton vendimin e ministrisë së tregtisë në Greqi për të lejuar tregtimin në raftet e supermerkatove ushqimet e skaduara.

“Ushqimet bajate dhe të skaduar do të mund të shiten më lirë. Në këtë mënyrë, vendi fqinj hodhi në koshin e plehrave treguesin e datës së skadencës”, thuhet në artikullin e gazetës turke.

“Në Greqi, në kohën kur me mijëra qytetarë goditen nga kriza, qeveria vendosi që në supermerkato të tregtohen ushqimet e skaduara, në mënyrë që njerëzit t’i blejnë ato me çmime më të lira, por edhe duke rrezikuar shëndetin e jetën e tyre”, thotë gazeta tjetër turke "Hurriyet".

Vlen të përmendet se sipas një vendimi të para disa ditëve të ministrisë greke të tregtisë e ushqimit në Greqi, nga 1 shtatori në supermerkato do të tregtohen edhe ushqimet e skaduara. Në raftet e supermerkatove greke do të gjenden nga 1 shtatori ushqime të skaduara, natyrisht sipas disa kushteve të paracaktuara nga Minitria e Tregtisë dhe Instituteti i  Shendetësisë.

Këto ushqime do të kenë një shenjë të veçantë me treguesin “e skaduar”, do të jenë shumë më të lira nga ushqimet e tjera dhe në rast se nuk do të ruhen e zbatohen të githa kushtet e parashikuara nga ligji, do të ketë edhe gjoba e penalizime për pronarët e supermerkatove.

Njëri nga kushtet e tregtimit të tyre ka të bëjë edhe me ruajtjen dhe tregtimin e tyre në rafte të veçanta, pa u ngatërruar me ushqimet e tjera.
Ligji përcakton qartë se cilat do të jenë kushtet e ruajtjes dhe të tregtimit të tyre, si edhe afatet e tregtimit të ushqimeve të skaduara.

Gjithashtu ligji përcakton edhe gjobat dhe penalizimet për shkeljen e këtij ligji.
Ushqimet e skaduara ndalohet që të tregtohen apo gatuhen në restorane, hotele, kopshte, shkolla apo pika turistike.

Redaksia Online
( j.k/ Shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›