E Shtunë, 31 Tetor 2026

Twitter bën gjysmë miliardë cicërima brenda ditës

Shefi ekzekutiv i Twitter Dick Costolo foli para një audience në Londër këtë javë rreth shërbimit “microblogging” që ofron ky rrjet shqoqëror, dhe tha se tashmë po ndodhnin rreth gjysmë miliradë cicërima në ditë, sipas raportit të publikuar.

Sipas V3, Costolo, shpalli se kishin ndodhur rreth gjysmë miliardë, ose më saktësisht mbi 400 milion cicërima në ditë, u tha në publikimin e fundit të Twitter.

Në të njejtin fjalim Costolo konfirmoi raportet e fundit se Twitter po teston “ Like” dhe “Star” për zëvendësimin e “favourite” e cila po përdorej ndër vite.

Next Web kishte raportuar se Twitter do të eksperimentonte me këta butona, por tani vjen dhe konfirmimi zyrtarisht.

Deri më tani, kompania kishte refuzuar të komentonte për këtë çështje. (PCWorld Albanian)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›