E Diel, 1 Nëntor 2026

Tymi mbulon aksin Lezhë-Milot, shkak djegia e gomave

Një tjetër rast i djegies së gomave dhe kabllove është shënuar sot pranë urës mbi lumin Mat, në segmentin Milot–Lezhë, duke shkaktuar shqetësim të menjëhershëm për banorët dhe kalimtarët.

Ky fenomen i përsëritur vijon prej kohësh në këtë zonë, duke sjellë ndotje të rëndë te ajrit dhe duke rrezikuar shëndetin e komunitetit, si dhe duke ulur dukshmërinë në rrugë e rritur rrezikun për aksidentë.

Vetëm dy ditë më parë, Policia e Shtetit procedoi penalisht dy shtetas të kapur në flagrancë duke djegur kabllo pranë brigjeve të lumit Mat.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›