U-19, në Burrel dhe Vlorë, skandal me gjyqtarëtTrajneri i Partizanit, Marko Pelinxhi: “Kam pranuar ta fus ekipin në fushë vetëm për respekt të kryebashkiakut Shpëtim Gjika”

Publikoje ne:
(Panorama Sport) -Ndeshja e të rinjve në Vlorë, midis Flamurtarit dhe Partizanit, u gjykua nga arbitra vendës dhe kjo e prishi lojën, që u kthye në formale gjatë pjesës së dytë. “Së pari, që kur shkelëm në aneksin e stadiumit për të zhvilluar ndeshjen, pritja qe skandaloze, sikur të ishim kafshë. Gjyqtarët e parashikuar nuk kishin ardhur”, - tregon për ‘Panorama Sport’ trajneri i Partizanit, Marko Pelinxhi. - Kam pranuar ta fus ekipin në fushë, edhe pse me gjyqtarë vlonjatë, vetëm për respekt të kryebashkiakut Shpëtim Gjika, i cili do të ndiqte ndeshjen dhe më tha që e ofendoja nëse nuk pranoja të luaja. Gjithsesi, duke marrë parasysh këtë fakt, mendova që ekipi të luante, por gjyqtarët në një mënyrë të turpshme filluan të ndikonin në ndeshje. Ishte një skandal më vete, sepse me fëmijët nuk mund të tallesh. Kësisoj, në pjesën e dytë, vetëm e vetëm që ndeshja të vazhdonte, lojtarët ishin formalisht në fushë dhe Flamurtari shënoi gjashtë gola.”
Jorgis Memo (Panorama Sport)
Flamurtari – Partizani 6-0
Flamurtari: Bifsha, Bisha (Kaçani 65’), Çipa, Ceno, Sinanaj, Dalipi, Myftari (Veshaj 75’), Prifti (Shkupi 70’), Idrizi, Shabani, Hoxha (Sula 68’). Trajner: A.Behari
Partizani: Bukri, Llakaj, Likaj, Prençi, Çullaj, Xhepaj, Xhafa (Buçpapaj 3’), Berberi, Batha, Mukaj, Çiçi. Trajner: M.Pelinxhi
Shënues: Idrizaj 27’, Sinani 65’, 68’, Veshaj 67’, 73’, 83’
Kartonë të verdhë: Çipa, Hoxha, Shabani, Tahiraj
Karton i kuq: Tahiraj
Gjyqtarë: S.Lapa, I.Shaba (Vlorë)
“Sa të jemi ne gjyqtarë, ju nuk luani”
Skandal pa fund i gjyqtarëve në takimin e të rinjve Burreli-Dajti, që përfundoi 1-0. Nga minuta e parë, kryesori nga Laçi, Vasil Nikolli dhe anësori Pal Xhetani, u shquan për shkeljet e panumërta, teksa nuk kishte një protokoll zyrtar të ndeshjes. Si për habinë e të gjithëve, kjo dyshe gjyqtarësh u përfshinë në sharje e kërcënime pa fund me tifozët, lojtarët dhe trajnerët e dy ekipeve, Tare e Farruku. Fjalori i tyre banal gati solli dhunë, por ishte ndërhyrja e efektivave të policisë, që shmangu incidente më të rënda. Si Nikolli, ashtu edhe Xhetani, nuk ngurruan t’u thonë futbollistëve në fushë: “Sa të jemi gjyqtarë, ju nuk do të luani futboll” dhe pastaj vijoji “menyja” e fjalorit rrugaçëror. Konflikti i fundit ishte ai i largimit nga pankina të trajnerit të Kamzës, që u shoqërua me fyerje e kërcënime. Anësori Xhetani i thoshte trajnerit mik: “Të ngul në tokë e ta humb jetën”, ndërsa Tare i përgjigjej: “Do të të vesh me fustan, vetëm po vdiqa”.
Hasan Pasha (Panorama Sport)
Burreli – Dajti 1–0
Burreli: Doçi, Kola P.Mëcuku, Er.Beqiri, Duka, Gjoka, Suçi, Hysa, Kurti, Mamica, Bushati. (U aktivizuan: Tusha, Ndreu, Hajdini, Xhiherri, El.Mëcuku). Trajner: D.Farruku
Dajti: Kasemi, Prekperaj, Ndreu, Gjoni, N.Mjekra, I.Vata, E.Vata, Muceku, K.Vata, Papleka, Kotorja. (U aktivizuan: J.Mjekra, Lila, Pirraci, Cenaj). Trajner: F.Tare
Shënues: Kurti 55’
Gjyqtarë: V.Nikolli, P.Xhetani, E.Doda (Laç)
E Hene, 05 Tetor 2009