U-21 Shqiperia mundet nga Hungaria

Kombëtarja shqiptare U-21 i nisi keq kualifikueset e europianit të vitit 2015 duke u mundur në “Niko Dovana” të Durrësit me rezultatin 2-1 nga Hungaria.
Taipi kaloi i pari në avantazh kuqezinjtë me anë të një 11-metërshi në minutën e 28, por vetëm dy minuta më pas ishte Adorjan ai që barazoi rezultatin. Në minutën e 69 të pjesës së dytë Hungaria kompletoi përmbysjen me anë të Windecker. Kjo ishte ndeshja e parë e kualifikueseve të kampionatit europian të vitit 2015. Shqipëria gjendet në grupin 4 së bashku me Spanjën, Austrinë, Hungarinë dhe Bosnje-Hercegovinën. / Top Channel