U-21 Spanja fiton Europianin

Dominimi i Spanjës në futboll duket se do të vazhdojë edhe për shumë vite të tjera. Nëse brezi aktual i futbollistëve iberikë ka fituar gjithçka në vitet e fundit, e ardhmja është e sigurtë pasi kombëtarja U-21 spanjolle fitoi Kampionatin Europian të zhvilluar në Izrael me një lehtësi të jashtëzakonshme duke treguar se stili i lojës i njohur si “tiqui-taca” ka vazhdimësi edhe në ekipet e moshave.
Në finale u mund bindshëm 4-2 Italia dhe ky është titulli i katërt kampion Europe në këtë kategori për “La Roja”. Tre gola u shënuan nga Thiago Alcantara i Barcelonës, ndërsa goli i katërt nga Isco (Malaga), lojtari që po kërkohet nga Manchester City dhe Real Madrid. Për Italinë shënuan Immobile (Genoa) dhe Borini (Liverpool). Golashënuesi më i mirë i këtij turneu u shpall Alvaro Morata, sulmuesi i Real Madrid, i cili shënoi 4 gola në këtë kompeticion. / Top Channel