E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

U aksidentua në Sarandë/ Humb jetën në spitalin e Traumës 14-vjeçari

Pas gjashtë ditësh i shtruar në spital, 14-vjeçari Arjol Dervishaj i aksidentuar në aksin Stjar-Bajkaj në Sarandë ndërroi jetë.

I mituri po udhëtonte me makinë së bashku me dy shokët e tij bashkëmoshtarë.

Ai ishte pasagjer në mjetin që drejtohej nga një 14-vjeçar në momentin kur ky i fundit humbi drejtimin dhe për pasojë, makina përfundoi jashtë rrugës në një përrua.

Prej përplasjes së fortë, 14-vjeçari mori goditje të rëndë në kokë dhe u  dërgua në spitalin e Traumës me helikopter.

Pas aksidentit, policia arrestoi babain e 14-vjeçarit që ishte shofer sepse i kishte dhënë makinën djalit të tij të mitur.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›