E Diel, 1 Nëntor 2026

U aksidentua në aksin Mbrostar-Levan, ndërron jetë 19 vjeçari që drejtonte mjetin

Ka ndërruar jetë 19-vjeçari Indrit Shyti, i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur pasditen e së hënës në bypass-in Mbrostar-Levan, pranë Spitalit Memorial të Fierit.

Pas aksidentit, i riu u transportua fillimisht në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u nis drejt Tiranës për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës.

Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, 19-vjeçari ka mbërritur në Tiranë pa shenja jete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›