U akuzua per vrasje te qellimshme

Është akuzuar për vrasje të qëllimshme për vdekjen e 78 personave, Fransis Hozee Garson, maikinisti i trenit që u përplas në Santiago një javë më parë. Por pasi i është mbajtur pasaporta në polici ai është lënë i lirë.
Vendimi është marrë nga gjykata rajonale e Galisias e cila po merret me aksidentin kur ndër të tjera kanë mbetur të plagosur më shumë se 70 persona.
Gjykatësit kanë vendosur që makinisti të paraqitet në gjykatë çdo javë si dhe i është pezulluar leja për të drejtuar një tren për gjashtë muaj.
Gjatë marrjes në pyetje që ka zgjatur më shumë se dy orë ai ka pranuar se treni lëvizte me shpejtësi të lartë pranë kthesës. 190 kilometra në orë në vend të 80 që ishte dhe kufiri. Sipas makinistit shkaku ka qenë një gabim njerëzor. Njeriu që e ka përshkruar atë itenerar plot 60 herë ka pranuar se binarët dhe treni kanë qenë në gjendje të mirë dhe sinjalistika më se funksionale.