U ankua për kontrollet në banesë, Gjykata e Lartë kërkon rigjykimin e çështjes për Arbër Veliajn

Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit të Posaçëm për Arbër Veliajn, që kishte bërë rekurs për kontrollet në banesë dhe sekuestron.
Me këtë vendim, Gjykata e Lartë detyron shkallën e dytë të rigjykojë çështjen me të njëjtën trupë, duke e zhbërë vendimin e mëparshëm që e kishte lënë në fuqi sekuestron dhe kontrollin e 6 dhjetorit.