E Diel, 1 Nëntor 2026

U arrestua me dyshimin për blerje votash, Gjykata e Posaçme zbut masën e sigurisë për babain e Limonera Bozhës

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Pandeli Bozhën, babain e kandidates së PSD në Fier, Limorena Bozha.

Pandeli Bozha dyshohet për veprën penale “korrupsion në zgjedhje”.

Për mediat, Limonera Bozha foli shkurt dhe mohoi akuzat.

“S’jemi përfshirë kurrë në gjëra të tilla. Koha do ta provojë dhe faktet”, tha Bozha.

“Si rezultat i një hetimi njëmujor, në drejtimin e SPAK, dokumentohet një rast i blerjes së votave. Vihet në pranga autori. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik”, njoftoi policia zyrtarisht më 12 maj.

Kandidatja Limonera Bozha në një deklaratë për Vizion Plus, tha se akuzat ndaj babait të saj nuk janë të vërteta. Zonja Bozha thekson se fushata eleektorale ka qenë e ndershme dhe brenda ligjit.

Limonera Bozha: Akuza korrupsion aktiv nuk është e vërtetë. Nuk kemi blerë vota për askënd dhe nuk blejmë vota as për veten tonë. Jam kandidate e PSD. Përgënjeshtroj akuzat ndaj babait tim, kemi bërë një fushatë shumë të qetë, të ndershme, brenda ligjit dhe nuk kemi asgjë për t’u fshehur. Është një formë presioni ndaj meje dhe familjes time, që është e përsëritur disa herë që nga shpallja e listave më 12 mars. Shpresoj që drejtësia të jetë e pavarur dhe të bëjë punën. Nuk më lejohet që të komunikoj me babanë tim. Kam qenë gjithë natën në komisariat dhe nuk më jep njeri informacione mbi situatën./vizionplus.tv 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›