E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

U arrestua me kokainë në automjet/ Nipi i Rrahman Rrajës: Jam i tensionuar, do të flas në një moment të dytë

“Jam i tensionuar, do të flas në një moment të dytë”, ky ishte deklarimi i vetëm që dha Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rahman Rraja, pasi u arrestua me sasi narkotikësh dhe para në makinë.

Burime bëjnë me dije se atij i janë gjetur më shumë se 200 mijë lekë dhe shima të tjera në valutën e eurove në makinë dhe më shumë se 50 gramë kokainë, e cila në treg kap vlerën e rreth 5 milionë lekëve të vjetra.

Sektori i narkotikëve kishte informacione se i riu mund të kishte lëndë narkotike në makinë dhe e ndoqi nga pas deri në arrestimin e tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›