E Diel, 1 Nëntor 2026

U arrestua pas dy muajsh arrati, Daut Laze fshihej nëpër xhamitë e Tiranës

Pas dy muajsh mori fund arratia e Daut Lazes. 49-vjeçari u arratis nga burgu i Shënkollit në Lezhë më 4 shkurt të këtij viti.

Policia njoftoi mbrëmjen e djeshme se bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e Lazes pranë banesës së tij në Astir.

Mësohet se Laze është fshehur nëpër disa xhami në Tiranë, në Fresk, Kombinat, Yzberisht, Astir. Për shkak të muajit të Ramazanit, e ka pasur më të thjeshtë të kamuflohet, pasi besimtarët i kanë ofruar ushqim dhe fjetje.

Agjentët e Komisariatit nr. 6 kishin infomacion se do të vinte në shtëpi, e kanë pritur dhe sapo ka hyrë te rrugica e kanë kapur.

Nuk dihet nëse ka qenë apo jo më parë në banesë, pasi familjarët e tij nuk kanë qenë fare bashkëpunues me policinë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›