E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

U arrestua për mashtrim, gjykata vendos ‘detyrim paraqitjeje’ për aktorin Rezart Veleshnja

Gjykata e Durrësit ka lehtësuar masën shtrënguese duke lënë në detyrim paraqitjeje aktorin e humorit, Rezart Veleshnja, i cili u arrestua për mashtrim.

Aktori i humorit akuzohet se mashtroi një mikun e tij duke i marrë makinënë në mirëbesim dhe më pas ia ka shitur dikujt tjetër për 2 milionë lekë të vjetra.

Pronari ka bërë denoncim në polici dhe brenda pak orësh është sqaruar se Veleshnja e kishte shitur dhe është arrestuar për mashtrim./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›