E Enjte, 5 Nëntor 2026

U bllokuan në Gjirin e Filikurit, policia u vjen në ndihmë dy turistëve nga Maqedonia

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se dy turistë ishin bllokuar në plazhin e Filikurit dhe një prej tyre kishte rrëshqitur dhe kishte marrë dëmtime, organizuan punën për t’u ardhur në ndihmë.

Shërbimet e rendit dhe ato të plazhit pasi mbërritën në plazhin e Filikurit, ndërhynë dhe ofruan ndihmën e nevojshme, duke siguruar që turistët të nxirreshin në mënyrë të sigurt prej andej.

Shtetasja e huaj, e cila kishte pësuar dëmtim të lehtë si pasojë e rrëshqitjes, mori ndihmën e parë dhe nuk ka probleme shëndetësore.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›