E Hënë, 2 Nëntor 2026

U dashurua me Shqipërinë, mësoi gjuhën dhe zakonet, ndahet nga jeta gjermani shumë i dashur për Dardhën

Është ndarë nga jeta Petern Plazman, gjermani që prej shumë vitesh ishte i dashuruar me fshatin turistik të Dardhës

Që në momentin e parë kur ka vizituar Dardhë, ai vendosi të jetojë në këtë fshat ndaj e për këtë bleu një shtëpi gjysmë të rrënuar dhe e ktheu në strehën e tij të banimit familjar.

Peter mësoi shqip madje gjuhën tonë e fliste me dialetiktin e juglindjes pasi siç thoshte, ky fshat e mbushte me ajër.

Peter ashtu si dardharët çdo vit lëvizte në male për të grumbulluarkumbullen e egër për të nxjerrë rakinë e njohur.

Ai kishte ndërtuar një shtëpi me oborr e lule si gjithë dardharët, pasi ai më shumë se gjerman, ndihej dardhar.

Ikja e Peter ka pikëlluar vendasit pasi do u mungojë humori miqësia dhe dashuria për fshatin e tyre nga ai. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›