E Enjte, 5 Nëntor 2026

U deklarua i humbur nga familjarët/ Gjendet 32-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka njoftuar se është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore 32-vjeçari nga fshati Suk1.

I riu u denoncua i humbur nga familjarët pasi, prej datës 1 janar kishin humbur kontaktet me të.

Më herët, familjarët deklaruar se I riu nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

“Fier / Në vijim të kallëzimit të shtetases Z. S., për largimin nga banesa të djalit të saj 32-vjeçar, ju bëjmë me dije se ky shtetas u gjet nga Policia, në gjëndje të mirë shëndetësore, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.”- njofton Policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›