E Diel, 1 Nëntor 2026

U dëmtua ndaj Turqisë, Mbappe largohet nga grumbullimi i Francës

Kylian Mbappé buzëqesh në postimin e tij në Instagram, duke u përpjekur t’i qetësojë tifozët e Real Madridit pas dëmtimit të pësuar ndaj Turqisë në Ligën e Kombeve – një dëmtim që e detyroi atë të largohej nga grumbullimi i Francës dhe të kthehej në Spanjë.

Sulmuesi shihet në dhomën e zhveshjes së Francës pas ndeshjes, krah për krah me shokët e tij të skuadrës, Camavinga dhe Güler.

Ja deklarata e Federatës Franceze të Futbollit: “Kylian Mbappé pësoi një dëmtim në gju gjatë aksionit që çoi te goli. Ai ka pësuar një dëmtim në tendinë dhe do të humbasë pjesën e mbetur të grumbullimit të kombëtares.”

Sulmuesi do t’u nënshtrohet të gjitha analizave të nevojshme në Madrid për të përcaktuar se kur mund të rikthehet në fushë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›