U dëmtuan nga protesta, qeveria njofton platformën për shpërblimet e bizneseve

Ministria e ekonomisë dhe inovacionit njofton nxjerrjen e platformës ”Dëmi im” ne e-albania ku të gjitha bizneset e dëmtuara nga protesta, mund të aplikojnë për evidentimin dhe deklarimin e dëmit të biznesit të tyre.
Aplikuesit do të duhet të deklarojnë sipërfaqen e biznesit, kompaninë e sigurimit, nëse kanë një të tillë, si dhe vlerësimin paraprak të dëmit. Gjithashtu, do të kërkohet ngarkimi i dokumentacionit përkatës, përfshirë fotografitë dhe faturat që dëshmojnë dëmet.