E Enjte, 5 Nëntor 2026

U denoncua nga mbesa i zhdukur/ Gjendet i dekompozuar trupi i 60-vjeçarit në një kanal në Divjakë

Gjendet një trup i dekompozuar në një kanal në zonën e Divjakës.  Mendohet që trupi i përket një të moshuari 60-vjeçar me inicialet R.P i cili është denoncuar nga mbesa e tij se është larguar nga banesa.

Trupi është parë nga banorë të zonës të cilët kanë njoftuar edhe policinë.  Trupi i pajetë nuk ka shenja dhune.

Divjakë/Informacion paraprak

Më datë 11.03.2023, rreth orës 10:00, në një kanal vaditës në fshatin Korie, Divjakë, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i  shtetasit R. P., 60 vjeç, banues në Këmishtaj.

Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 30.01.2023, nga Komisariati i Policisë Divjakë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›