E Diel, 1 Nëntor 2026

U dënua në Itali me 20 vite burg për trafik droge, i kërkuari kapet në një lokal të Durrësit

Durrës, 10 Qershor, NOA Rezultonte si i shumëkërkuar nga forcat e policisë pasi qe dënuar me 20 vjet burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, e më në fund, ka mundur të vihet në pranga prej tyre.

Fjala është për 34-vjeçarin Ilirian Dhima, lindur e banues në Durrës, ku siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të këtij qyteti, gjykata e Leçes në Itali e ka dënuar në vitin 2007 me 20 vjet burg për veprën penale të Trafikimit të lëndëve narkotike.

E paskëtaj, gjykata e Durrësit kishte lëshuar ndaj tij një masë sigurie Arrest ne burg ne mungesë të tij, për efekt të njohjes së vendimit të Gjykatës së Apelit të Leçes në Itali.

Bëhet me dijeni se gjatë periudhës që ka qenë në kërkim, Dhima u është shmangur hetimit duke ndryshuar vazhdimisht identitetin e tij e duke u strehuar në banesa të ndryshme.

Por pas punës së bërë nga struktura për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, u arrit të përcaktohet identiteti i vërtetë si dhe të bëhet e mundur kapja e shtetasit në fjalë në një lokal në qytetin e Durrësit, ndërsa materialet proceduriale iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›