E Diel, 1 Nëntor 2026

U dërgua në Romë për mjekim të specializuar/ Këshilli i Ministrave miraton fondin prej 5 milion lekësh për Erion Vishkullin

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të Erion Vishkullit. Vendimi parashikon financimin e shpenzimeve për trajtimin mjekësor të tij, në vlerën prej 5 000 000 lekësh.

Erion Vishkulli mbeti i plagosur në sy nga protesta e datës 24 tetor, ndërkohë që u dërguar drejt Romës për mjekim më të specializuar.

Ministria e Shëndetësisë pohoi këtë të mërkurë, se ndërhyrja kirurgjikale e dytë në klinikën “Gemelli” në Romë përfundoi me sukses.

Nga ky operacion, u ruajt organi pamor, ndërkohë që ditët në vijim janë vendimtare edhe për ruajtjen e funksionalitetit të syrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›