E Martë, 3 Nëntor 2026

U ekstradua nga Italia, GJKKO merr vendimin për Bujar Shegën, ‘trurin financiar’ të grupit të Suel Çelës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë qeli në masën e sigurisë “arrest në burg” Bujar Shegën. Shega njihet si truri financiar i organizatës kriminale të Suel Çelës.

Çela është ekstraduar nga Italia në datën 3 Prill të këtij muaji. Emri i tij ishte mes 21 urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme për këtë organizatë dhe GJKKO caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në kuadër të organizatës.

52-vjeçari me dy emra, i njohur dhe si Marsel Shega është administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, përmes të cilave dyshohet se pastronte paratë e disa grupeve, përfshirë të organizatës së Suel Çelës dhe gjithashtu të një grupi me bazë në Dubai, që ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›