E Enjte, 5 Nëntor 2026

U ekzekutua në mënyrë mafioze, biznesmeni Ardian Nikulaj festoi 50-vjetorin para disa muajsh

Biznesmeni Ardian Nikulaj, i ekzekutuar këtë të mërkurë në Shëngjin, vetëm disa muaj më parë kishte mbushur 50-vjeç. Në foton e siguruar nga Vizion Plus, shfaqet i ndjeri gjatë festimeve të 50-vjetorit të tij, i cili fatkeqësisht do të ishte dhe i fundit për të.

Mesditën e kësaj të mërkure, Ardian Nikulaj, u ekzekutua në mënyre mafioze, teksa konsumonte kafe në lokalin e tij në pedonalen e Shëngjinit.

Autori shihet se është me skafandër dhe jelek policie, si dhe me një maskë kirurgjikale ndërsa qëllon në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Ende nuk dihet detaje lidhur me këtë atentat mafioz, ndërsa autori nuk është identifikuar nga uniformat blu.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›