E Diel, 1 Nëntor 2026

U fsheh nga hajdutët dhe kërkoi ndihmë në Facebook

Shpesh Facebook kritikohet se na “vjedh” shumë kohë apo na “thyen” privatësinë, por ja që ka raste kur kthehet në ndihmë. 

Nëpërmjet tij, një vajzë e re informoi autoritetet, se shtëpia e saj në Lukavitu po vidhej. 

Rreth orës 5:00 të mëngjesit në shtëpinë e vajzës hynë vjedhësit, ndoshta në kërkim të parave, duke menduar se aty nuk ndodhej njeri. 

Vajza dëgjoi zhurma të pazakonta, u frikësua dhe u fut nën krevat duke marrë me vete edhe tabletin, që ishte lidhur me Facebook. 

Ajo shkroi në profilin e saj: “Ndihmë! Hajdutët kanë hyrë në shtëpinë time. Jetoj në këtë adresë...” 

Shumë njerëz që ishin online, për fat të mirë nuk e injoruan mesazhin, dhe njoftuan policinë e cila shkoi menjëherë, por vjedhësit ndërkohë ishin larguar. Megjithatë gjëja e mirë është se “miqtë” virtualë nuk u treguan indiferentë... 
(a.jole/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›