E Diel, 1 Nëntor 2026

U godit me tre plumba në atentatin e Shkodrës, shënjestra Erogen Vaso dërgohet drejt spitalit të Traumës

Erogen Vaso, shënjestra e atentatit në Shkodër, është nisur drejt  Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata mëson se 43-vjeçari ka marrë tre plumba në trup, të cilët i kanë prekur arteriet kryesore.

Ndërkohë me një plumb u godit Liridon Kraja, i cili ndërroi jetë. Disa plumba ka marrë edhe viktima tjetër Armando Pali dhe dy plumba kamarierja M. Kaceri, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën në repartin e reanimacionit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›