E Hënë, 2 Nëntor 2026

U goditën nga orteku në Norvegji, humb jetën një person, plagoset një tjetër

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi u goditën nga një ortek.

Ngjarja ka ndodhur kur dy personat po ngjiteshin në një ujëvarë të ngrirë në malin Gaustatoppen, në Norvegji, raporton BBC .

Ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të nxjerrin trupin e personit që humbi jetën prej ditësh, për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Ekipet e shpëtimit e transportuan alpinistin tjetër, i cili mbeti i plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›