E Diel, 1 Nëntor 2026

“U goditën qershorin e shkuar”/ Trump: Kemi kamera në të trija objektet bërthamore të Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Forca Hapësinore Amerikane po monitorojnë vazhdimisht tre objektet bërthamore në Iran, që u goditën nga sulmet amerikane në qershor 2025, si pjesë e Operacionit “Midnight Hammer”.

Në një postim në “Truth Social”, Trump tha se Forcat Hapësinore Amerikane “kanë kamera në çdo centimetër” të tre objekteve bërthamore iraniane që u shënjestruan nga Shtetet e Bashkuara gjatë Operacionit Midnight Hammer vitin e kaluar.

Presidenti amerikan gjithashtu pretendoi se sulmet “shkatërruan plotësisht vendet ku ndodhet uraniumi, deri në atë pikë sa Irani i etur për gjak nuk ka qenë në gjendje t’i qaset ose t’i gërmojë ato”.

LEXO EDHE: Po përfundon armëpushimi, Trump i prerë: Nëse nuk arrihet një marrëveshje, do të bombardojmë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›