E Enjte, 5 Nëntor 2026

U hap vetëm pak ditë më parë, Rama: 41 mijë automjete kanë kaluar nga tuneli i Llogarasë që nga hapja

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video nga tuneli i Llogarasë i cili u hap vetëm pak ditë më parë.

Kreu i qeverisë shkruan se prej datës 5 korrik, e deri më sot (9 korrik), përmes këtij tuneli kanë kaluar 41 mijë automjete.

“Tuneli i Llogarasë, 41 mijë automjete kanë kaluar përmes tij nga dita e parë e hapjes e deri më sot”, shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›