U hapte profile false denigruesve qytetarëve dhe kërkonte 1 mijë euro t’i fshinte, arrestohet i riu në Tiranë

Një 22-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se u kërkonte para qytetarëve të ndryshëm për të fshirë profilet false që po ai vetë ua hapte duke denigruar imazhin e tyre.
Sipas policisë i riu merrte fotografi dhe video të personave të ndryshëm në rrjete sociale, të cilat i publikonte në profile false, me shprehje fyese dhe denigruese. Më pas ai kërcënonte qytetarët se për fshirjen e këtyre postimeve, kërkonte shuma parash që shkonin deri në 1000 euro.
Në pranga ra 22-vjeçari E. Xh., banues në Tiranë.
Gjatë hetimeve është dokumentuar edhe një ngjarje e vjetër nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike ku autor ishte pikërisht i riu.
/rtsh.al/