E Enjte, 5 Nëntor 2026

U hetua për trafik kokaine/ SPAK pushon çështjen për babain e Arbër Çekajt, i dënuar me 14 vjet burg

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka pushuar dosjen  në ngarkim të Selim Çekajt, i dyshuar për trafik kokaine.

Selim Çekaj ështe babai i Arber Çekajt, ndërsa në vitin 2021 ai u dyshua  për trafikimin e 49 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në drejtim të vendit tonë.

Çështja fillimisht u hetua nga Prokuroria e Durrësit dhe më pas kaloi për kompetencë  në SPAK.

Por kjo e fundit  nuk gjeti prova qe te implikonin  Çekajt dhe kompaninë e tij në  e trafikut të drogës.

Selim Çekaj është babi i Arbër Çekajt qe është dënuar me 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramë kokainë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›