E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

U kallëzua për “shpifje të kryer botërisht”, Gjykata e Posaçme shpall të pafajshëm Gazment Bardhin

Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm deputetin e Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i kallëzuar për “shpifje të kryer botërisht”.

Bardhi u padit për shpifje nga OSHEE në lidhje me një deklaratë të bërë më datë 18 tetor të vitit të kaluar ku thuhej se OSHEE, ka manipuluar përqindje e humbjes se energjisë elektrike në rrjet.

Për këtë deklaratë kreu i grupit të PD, kreu edhe kallëzim penal në SPAK me dyshimin për shpërdorim detyrë. Në seancën e së mërkurës, prokurorja Anita Jella konfirmoi se është regjistruar një procedim penal dhe po kryen veprime hetimore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›