E Martë, 3 Nëntor 2026

U kap me armë, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë! E kishte fshehur brenda një kutie në formë zemre

Një 23-vjeçar, i cili kishte me vete një armë zjarri është arrestuar nga policia e Tiranës.

Në kuadër të opëracionit “Gracka”, në rrugën “Demir Progni” u arrestua shtetasi A. D., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën dyshohet se do ta shiste.

Arma ishte fshehur në një kuti e cila shërben për paketime dhuratash.

Policia vijon hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›