U kap me drogë në xhep, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestar nga policia itlaliane këtë të enjte. I riu është kapur me gjashtë pako kokaine në xhep.
Arrestimi ndodhi në lagjen Monteprandone të Italisë.
Efektivët kryen kontrolle edhe në shtëpinë e 33-vjeçarit e në makinë, ku iu gjetën doza të tjera kokaine, paisje për paketimin si dhe një shumë prej 500 eurosh.
Gjykata e Ascolit, me kërkesë të Prokurorisë Publike, pas vërtetimit të arrestit, ndaj të dyshuarit ka vendosur masën e sigurimit detyrim paraqitje në policinë gjyqësore./vizionplus.tv