E Hënë, 2 Nëntor 2026

U kap me kokainë, arrestohet shqiptari në Itali, ku e kishte fshehur lëndën narkotike

Një 45-vjeçar shqiptar është arretsuar në Torino, pasi u kap me rreth 7.3 kilogramë kokainë, të destinuara për t’u shitur në kryeqytetin piemontez.

Policia identifikoi një banesë në dispozicion të 45-vjeçarit, i dënuar për krime të ngjashme. Gjatë një aksioni, policia e vërejti të dyshuarin duke mbërritur me një makinë dhe duke hyrë në ndërtesë, për t’u larguar disa orë më vonë.

Ai u ndalua menjëherë dhe u kontrollua. Policia i gjeti 340 gramë kokainë dhe dy çelësa, njëri prej të cilëve hapi banesën në katin e parë. Brenda ndërtesës, e fshehur në tavanin e rremë të dollapit të dhomës së gjumit, policia gjeti 6 blloqe kokainë, me peshë 6.7 kg, dy pako me gjithsej 320 gramë të tjera kokainë dhe materiale të ndryshme të dobishme për paketimin e substancës.

Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 4200 euro, që mendohet se janë të ardhura nga aktiviteti i shitjes së drogës. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›