E Hënë, 2 Nëntor 2026

U kap në flagrancë duke vjedhur në një dyqan, arrestohet 61-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 61-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke vjedhur në një dyqan.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, gjatë patrullimeve në terren, kanë konstatuar pas mesnate, në lagjen “Qemal Stafa”, një shtetas që kishte hyrë për të vjedhur në një dyqan veshjesh.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. T., 61 vjeç, banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se ky shtetas, gjatë javës së kaluar, ka vjedhur 3 herë të tjera në këtë dyqan./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›