E Enjte, 5 Nëntor 2026

U kap një kasetë metalike me 540 fishekë/ Policia identifikon poseduesin, arrestohet 39-vjeçari në Tepelenë

Një 39-vjeçar në Tepelenë është arrestuar nga policia, pasi dyshohets e është poseduesi i një kasete metalike me 540 fishekë luftarak në të, e cila u gjet në lagjen “Demokracia”.

Blutë bëjnë me dije se për shtetasin me iniciale R.I kanë nisur hetimet për për përcaktimin e përgjegjëisë penale.

Tepelenë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan shtetasin R. I., 39 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë, pasi dyshohet si posedues i një kasete metalike me 540 fishekë luftarak në të, e cila u gjet në lagjen “Demokracia” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e përgjegjëisë penale të 39-vjeçarit, në lidhje me këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›