U kapën me drogë me vlerë 100 mijë euro, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane këtë të enjte.
Shqiptarët, 30 dhe 40 vjeç u kapën me 1 kg kokainë që kapte vlerën 100 mijë euro.
Arrestimi ndodhi në traun e pagesës së autostradës Pescara Nord/Città Sant’Angelo.
Ata ishin emra të njohur për policinë.
“Hetimet do të vazhdojnë për të konstatuar detaje për origjinën dhe destinacionin e drogës, por sigurisht që komunitetit kriminal vendas i është hequr një sasi e konsiderueshme droge që sipas vlerësimeve fillestare hetimore mund të gjeneronte një shumë mbi 100 mijë euro në tregun ilegal”, bën me dije policia italiane.
/vizionplus.tv