E Martë, 3 Nëntor 2026

U kapën me kokainë, arrestohen dy shqiptarët

Dy shqiptarë janë kapur me kokainë në Heraklion të Kretës mëngjesin e së hënës nga policia.

Bëhet fjalë për një 30-vjeçar dhe një 27-vjeçar të akuzuar për posedim droge, fshehje dhe trafikim.

Janë sekuestruar një sërë pako me gjithsej 256.1 gram kokainë, si dhe 250 euro. Fillimisht u gjetën 62 pako një arkë, e cila përmbante gjithsej 897.3 gramë kokainë, e cila do t’i sillte trafikantëve më shumë se 75 mijë euro.

Në shtëpinë e dy shqiptarëve u sekuestrua një pajisje elektrike dhe shumë najlon për ambalazhimin hermetik të drogës, dy peshore precize, 1115 euro dhe 950 rubla ruse. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›