E Hënë, 2 Nëntor 2026

U kapën me kokainë, dënohen me burg dy të rinjtë shqiptarë në Britani (EMRAT)

Britani e Madhe – Dy të rinj shqiptarë janë dënuar me nga 45 muaj burg secili pasi janë kapur me lëndë narkotike, kokainë.

Më 15 gusht Irgert Shehu u ndalua nga oficerët në rrugën Abbey në Nuneaton. Gjatë kontrollit atij iu gjetën 10 doza me kokainë brenda një pakete cigareje.

Ndërsa në banesën e Shehut, policia gjeti Arnis Rizahin duke përgatitur 27 doza kokaine.

Kur u kontrolluan sirtarët e tavolinës kishte rreth 40 doza të tjera me kokainë të peshuar dhe gati për shitje. Gjithsej, policia sekuestroi 181 doza me lëndë narkotike, vlera e së ci;lës arrinte në 7,080 £.

Përveç kokainës, në pronë u zbuluan edhe  4,765 £ para.

Arnis Rizahi, 25 vjeç u dënua me 45 muaj burg për posedim kokaine me qëllim shitjen.

Irgert Shehu, 24 vjeç, u dënua gjithashtu me 45 muaj burg për posedim të kokainës me qëllim shitjen.

Paratë e gjetura në pronë u sekuestruan./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›